Sokol Cikalleshi gjen sërish golin, sulmuesi kuqezi shënon për Al Khaleej
Publikuar:
(16.03.2023 16:54:13)

Sokol Cikalleshi vazhdon që të jetë vendimtar për skuadrën e tij Al Khaleej në kampionatin e Arabisë Saudite.
Sulmuesi kuqezi ka shënuar gol në ndeshjen që skuadra e tij ka barazuar 2-2 përballë Al Tai.
Kavajasi ka shënuar golin që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 13-të, duke realizuar kështu golin e tij të 6-të sezonal në kampionatin saudit.
Al Khaleej nuk arrin të marrë tre pikë të arta dhe në luftën për mbijetesë, pasi barazohet në minutat shtesë nga miqtë. Gjithsesi shpëtimi është vetëm 4 pikë larg.
Cikalleshi gives Al Khaleej the perfect start 🟡
He reacts quickest and slots home ⚡️#RoshnSaudiLeague | @Khaleejclub | @Tai1381EN pic.twitter.com/PMi0AAkpjy
— Roshn Saudi League (@SPL_EN) March 16, 2023
/Shqip.com