Avonet: Tenderin prej 8.4 milionë të Komunës së Prishtinës e fitoi i dënuari nga Gjykata

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET përmes një deklarate për media kanë thënë se një tender prej 8.4 milionë të Komunës së Prishtinës e ka fituar i dënuari për mashtrim dhe keqërdorim në Prokurimin Publik.
“Komuna e Prishtinës me datë 24.02.2023 ka rekomanduar për dhënien me kontratë të Grupit të Operatorëve Ekonomik “SALLAHU” shpk dhe ALTIS CONSTRUCTION Ltd me vlerë prej 8,497,801.66 €.AVONET gjatë hulumtimit të aktivitetit të prokurimit në Komunën e Prishtinës ka identifikuar se Naim Sallahu, pronari i mëparshëm i “Sallahu” sh.p.k ka Aktgjykim të formës së prerë dhe është fajtor për kryerjen e veprës penale: falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 398, par. 2KPRK- së, me nr. të lëndës PKR. Nr. 16/2018 të datës 30.03.2018 të Gjykatës Themelore të Prishtinës”. Thuhet në reagim.
Më tutje në reagim thuhet se AVONET, duke parë se OE “Sallahu” sh.p.k me ish pronar z. Naim Sallahu tashmë ka një aktgjykim të formës së prerë sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës, konsideron se këtij operatori ekonomik iu ndalohet e drejta për të marr (ofertuar) pjesë në aktivitetet e prokurimit ose ekzekutimit të ndonjë kontrate publike.
“AVONET duke parë dokumentacionin e dosjes së ofertuesit të OE “Sallahu” shpk në aktivitetin e prokurimit të projektit me titull: ”Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë” me nr. të prokurimit: 616-22-7096-5-1-2, tek autoriteti kontraktues konkretisht Komuna e Prishtinës ka pare që Naim Sallahu është zyrtar i OE “Sallahu” shpk, ku figuron edhe në listat e pagave për vitin 2022 të lëshuar me datën 05.08.2022, poashtu edhe për vitin 2021, 2020, 2019 dhe 2018 në formularin e deklarimeve vjetore dhe pagesave për tatimin në të ardhurat e korportave, ku figuron si person kontaktues Naim Sallahu, poashtu ai figurone edhe në noterizimin e ISO certifikatës që e ka bërë kërkesën z.Naim Sallahut, të lëshuar në emër të “Sallahu”shpk, që vërteton se ka pozitë udhëheqëse apo pozitë në OE”, thuhet më tutje në reagim.
AVONET për të gjeturat nga ky monitorim ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të filloj hetimet duke ja bashkangjitur raportin dhe dyshimet e nxjerra nga ky hulumtim/monitorim.
Poashtu, të gjeturat nga raporti i hulumtimit dhe monitorimit ia ka dërguar AK, Kryetarit të Komunës së Prishtinës që në harmoni me Ligjet të ndërmerren masa dhe veprimet e duhura.
/Shqip.com