Morinë, sekuestrohen mbi 60 mijë € të padeklaruara
Publikuar:
(10.03.2023 18:05:26)

Një shumë e madhe parash, e padeklaruar, është sekuestruar këtë pasdite në pikën kufitare Morinë në Kukës.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për 61.900 euro, ndërsa po ndiqet penalisht 32-vjeçari me inicialet Q.L banues në Itali, që nuk i deklaroi.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen””, thuhet në njoftim.
/Shqip.com