Juventusi shënon fitore ndaj Freiburgut në Ligën e Evropës
Publikuar:
(09.03.2023 22:58:26)

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore 1:0 në shtëpi ndaj ekipit gjerman, Freiburg në ndeshjen e parë e fazës çerekfinale në Ligën e Evropës, e cila u zhvillua në “Allianz Stadium” në Itali.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Angel Di Maria shënoi bukur me kokë pas asistimit nga Kostic.
Ky rezultat nuk i garanton “Zonjës së Vjetër” kualifikimin dhe u duhet të paktën një barazim në ndeshjen e kthimit javën tjetër në Gjermani.
/Shqip.com