Sport Shqiptar

Renditja tabelore në Superligë: Ngjitet Prishtina, Ballkani mbetet i pari

FOTO: FC Prishtina
photo by: @Shpend Ahmeti

Pas një starti të dobët me tri humbje në tri ndeshje në stinorin pranveror, Prishtina i është kthyer fitoreve.

Kryendeshja e javës së 22-të në Superligën e Kosovës u zhvillua sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në Podujevë, Prishtina arriti ta fitojë derbin rajonal 0:2 ndaj Llapit.

Me këtë fitore, Prishtina ngritet në vendin e katërt me 30 pikë, kurse Llapi bie në vendin e pestë me 29 sosh.

Në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë përballë Dukagjinit.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, vendasit barazuan 1:1 me Dukagjinin e Klinës.

Përkundër barazimit, Ballkani mbetet lider me 48 pikë, kuse Dukagjini në vendin e gjashtë me 26 sosh.

Dhe për fund, Gjilani e regjistroi një fitore jashtëzakonsisht të rëndësishme 1:0 ndaj Trepcës ’89.

Gjilani me fitoren e sotme “blindon” vendin e tretë me 35 pikë, teksa 89-shi është në vendin e tetë me 22 pikë.

/Shqip.com