Pavarësisht fitores, KV Ferizaj nuk arrinë ta sigurojë finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Ferizaj ka mposhtur Erzenin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës “Gjergj Kastrioti”, të shtunën mbrëma por, për shkak të disfatës më të thellë në përballjen e parë, ekipi nga Shqipëria ka vazhduar në finale, përcjell Shqip.com.
Djelmoshat ferizajas arritën të fitojnë përballjen e mbrëmsme në “Dhimitraq Goga” me rezultat 2-3 (25-18, 25-23, 12-25, 24-26, 11-15), por ishte e pamjaftueshme të arrinin në fazën finale për shkak të asaj që ndodhi në takimin e parë mes këtyre dy ekipeve.
Ndeshjen e parë në Ferizaj e kishte fituar Erzeni me rezultat 3-0, e që doli të jetë fitore vendimtare për rezultatin përfundimtar dhe kualifikimin eventual në finale të këtij ekipi.
Ndeshja u përcoll me një rivalitet të fuqishëm dhe luftë për secilën pikë, me Ferizajn që u eleminua në fund me kokën lart.
Kujtojmë se ndeshja finale e Ligës “Gjergj Kastrioti”.
/Shqip.com