Lajme

Njësitet Speciale të Policisë provokohen me këngë nacionaliste serbe në Jarinje (VIDEO)

Njësia Speciale e Kosovës

Janë bërë pesë ditë që kur serbët kanë bllokuar rrugën për në disa pika kufitare si shenjë revolte për kundërshtimin e vendosjes së reciprocitetit me targat e veturave, përcjell Shqip.com.

Lidhur me këtë, që nga fillimi i kësaj proteste, për të mbikëqyrur situatën, në këto pika kufitare janë vendosur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës.

Por, gjatë ndërrimit të pjesëtarëve të Njësisë Speciale, mesditën e së premtes, serbët që po protestojnë aty kanë provokuar Policinë duke lëshuar muzikë me thirrje nacionaliste serbe.

Që nga fillimi i protestës, ende nuk është shënuar ndonjë incident por vetëm se janë bërë disa provokime nga an e serbëve./Shqip.com