Banorja e re e Big Brotherit shpërthën në lotë që në ditët e para

Eva Alikaj është bërë të martën banorja më e re e Big Brother VIP Albania.
Por, ajo qysh në ditën e parë e ka nisur ditën duke qajtë dhe për këtë janë shqetësuar banorët.
Ajo u tha se nuk i ka ndodhur asgjë, por që i është kujtuar babai.

Tan Brahimi ndërhyn duke thënë që i ka vdekur i babi para një muaji e gjysmë dhe Luizi i thotë që është në dijeni të këtij fakti.
Ndryshe, Valbona dje gjatë ditës është larguar nga Big Brother dhe nominimet janë anuluar për të shtunën.
Dalja e saj ishte për shkak të gjendjes shëndetësore të një familjari të saj.
Por, në rrjet është duke u diskutuar shumë që shkak mund të jenë debatet e shumta që ajo ka pasur brenda shtëpisë.
Ajo u vu përball të ashtuquajturit “gjyq publik” nga Luizi, i cili i kërkoi llogari pse votoi Olta Gixharin për lider shtëpie.
/Shqip.com