Rozë

A ishte Luizi shkaku i largimit të papritur të Valbonës nga BBVA?

Valbona Mema ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania ditën e sotme.

Përmes një zarfi, Vëllai i Madh njoftoi largimin e Valbonës nga shtëpia – e që është lexuar nga Luizi.

Dalja e saj ishte për shkak të gjendjes shëndetësore të një familjari të saj.

Por, në rrjet është duke u diskutuar shumë që shkak mund të jenë debatet e shumta që ajo ka pasur brenda shtëpisë.

Ajo u vu përball të ashtuquajturit “gjyq publik” nga Luizi, i cili i kërkoi llogari pse votoi Olta Gixharin për lider shtëpie.

Se si qëndron e vërteta mbetet për tu parë.

/Shqip.com