Cikalleshi shkëlqen me dy gola në Arabinë Saudite
Publikuar:
(19.02.2023 12:33:10)
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi e ka nisur vitin 2023 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ai shënoi dy gola në përballjen e javës së 17-të në kampionatin e Arabisë Saudite, në suksesin 2-0 të Al Khaleej ndaj Damak.
Sulmuesi shpreson që të ndihmojë ekipin e tij që të arrijë mbijetesën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, me ekipin Al Khaleej që ka mbledhur 16 pikë deri në këtë pikë të kampionatit duke u renditur në vendin e 13-të, 6 pikë larg zonës së rrezikut.
Forma e mirë e sulmuesit gëzon dhe trajnerin Sylvinho, i cili mund të besojë tek aftësitë e kavajasit, që prej vitesh është një prej shtyllave të kombëtares së Shqipërisë.
/Shqip.com