Lajme

Guerriero tregon për marrëdhëniet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Rama

Charles McGonigal dhe ish-e dashura, Allison Guerriero
Charles McGonigal dhe ish-e dashura, Allison Guerriero

Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka dhënë një intervistë për “One America News” ku flet ndër të tjera edhe për marrëdhëniet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Rama.

Sipas saj, telefonatat dhe mesazhet mes tyre ishin të përditshme, ndërkohë që ai i dërgonte foto të dashurës së tij kur ishte në takim me Ramën.

Është raportuar gjithashtu për biznesin e Charles në Shqipëri…

Kam shkruar: çfarë dreqin po bën ai në Shqipëri, duke i dhënë burimet e FBI-së kryeministrit të atij vendi.

Lexo edhe:
“Bild”: Ish-agjenti i FBI-së, inicioi hetime për kundërshtarët e Ramës

Kryeministrit Rama?

Kryeministrit Rama. Unë e shkrova këtë në Twitter por shpejt e fshiva një fotografi të Charles me kryeministrin Rama.

Allison, çfarë dije për marrëdhëniet e tij të biznesit në Shqipëri në atë kohë?

Mendoja se ata janë një vend aleat i NATO-s, ndjeja se ata po vinin te FBI, te vendi ynë, që t’i ndihmojmë të çrrënjosin korrupsionin. Por rezulton se Charles, pasi lexon aktpadinë, nuk kishte asnjë qëllim që të çrrënjoste korrupsionin. Dua të them, Edi Rama është ndoshta politikani më i korruptuar për të cilin kam dëgjuar.

Lexo edhe:
Lubonja: Lidhja e Ramës me ish-agjentit e FBI-së, më e rëndë se ajo me oligarkun rus

Sipas dokumenteve ai ka bërë disa udhëtime në Shqipëri për të ndihmuar kryeministrin Edi Rama, përfshi edhe në shtator të vitit 2017. Ju ishit bashkë në atë kohë…

Ne ishim. Ai e telefononte dhe i shkruante mesazhe çdo ditë.

Edhe pse ky udhëtim pjesërisht kishte të bënte me FBI-në dhe misionin e tij, por kishte një qëllim jozyrtar, që të ndihmonte kryeministrin Edi Rama që të sulmonte kundërshtarët dhe McGonigal ishte shumë i përfshirë në këtë…

E dini, nuk e di shtrirjen e këtij implikimi, ajo do dalë në gjykatë.

Lexo edhe:
Ish- e dashura e zyrtarit të FBI-së jep detaje lidhur me takimet McGonigal-Rama

Por në periudhën 2017 kur ju shkruanit dhe merrnit mesazhe nuk kishit asnjë…

Asnjë shenjë. Ai më dërgonte mua foto nga Kosova kur ishte atje. Më dërgonte foto nga hoteli, që ishte shumë modern. Shkruante që ka shumë zhurmë dhe nuk mund të fle, gjëra të tilla. Ai më dërgonte foto dhe shkruante “shiko, ky është kryeministri i Shqipërisë”.

/Shqip.com