Zëri i luftës – “Radio Kosova e Lirë”
Publikuar:
(17.02.2023 11:56:50)

Në një lartësi mbidetare prej mbi 1000 metrash, në Berishë të Malishevës, gjendet shtëpia muze e zërit të vetëm në ditët më të vështira të vendit, radios “Kosova e lirë”.
Në pamje të parë, objekti të ofron përshtypjen se aty është një shtëpizë e vogël e rëndomtë, por posa të hysh brenda, gjendet një “thesar” i tërë.
Është një arkiv me vlera të mëdha të kulturës materiale e shpirtërore! Është kjo shtëpia muze ku ruhet teknika me të cilën ka operuar dhe funksionuar radio “Kosova e Lirë”.
Ky është një nga vendet ku bëhej transmetimi përmes valëve për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë.
/Shqip.com