Osmani: Komuniteti ashkali, përbën një pjesë integrale të Republikës sonë
Publikuar:
(15.02.2023 15:10:34)

Sot shënohet Dita e Flamurit të Ashkalive. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se në këtë ditë të veçantë për komunitetin tonë ashkali, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë.
“Ne njohim dhe nderojmë kulturën dhe traditat e pasura të komunitetit ashkali, të cilat përbëjnë një pjesë integrale të Republikës sonë të larmishme dhe të lulëzuar”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com