Bansky zbulon mesazhin në muralin për “Shën Valentin”
Publikuar:
(15.02.2023 10:57:06)

Artisti britanik i muraleve, Banksy zbuloi edhe muralin kushtuar “Shën Valentinit”.
Murali tregon një amvise të viteve 1950 që me sa duket shtynte një burrë në një frigorifer.
Vepra artistike, të cilën Banksy e titulloi “Grimi i Ditës së Shën Valentinit”, u shfaq në qytetin bregdetar të Margate, në Anglinë Lindore.

Murali duket se nxjerrë në pah dhunën ndaj grave.
Banksy ofron pak të dhëna për punën e tij, të cilat zakonisht shfaqen në vende publike brenda natës.
/Shqip.com