Vetura godet një këmbësor në Arllat, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor në Arllat është goditur gjatë mbrëmjes nga një automjet, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lajmi është konfirmuar për Shqip.com, nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 18:40 kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, tha për Shqip.com, Flora Ahmeti.
/Shqip.com