Tërmet në Tiranë, kaq ishte magnituda
Publikuar:
(21.09.2021 17:39:03)
Një tërmet ka goditur kryeqytetin shqiptar, Tiranën, këtë të martë, njofton Shqip.com.
Siç raporton EMSC, magnituda e këtij tërmeti ishte 3.9 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 21 kilometra në verilindje të Tiranës dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.
Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në qytete të tjerat. Madje, lëkundjet janë ndjerë në Mal të Zi dhe në disa vende të tjera të rajonit.
Ndryshe, më 21 Shtator 2019 në Tiranë ra një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter.
Nga lëkundjet e tokës u shkaktuan dëme të mëdha materiale në kryeqytet. /Shqip.com