Lajme

Ambasada e Amerikës: Mezi presim të dëgjojmë perspektivat për Asociacionin

Ambasada amerikane në Prishtinë është deklaruar në lidhje me takimin e thirrur për sot e që ka të bëjë me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”.

Qeveria e Kosovës në këtë takim do të përfaqësohet nga shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi ndërsa presidenca nga shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Po ashtu pjesë e këtij takimi do të jenë përfaqësues të partive politike opozitare dhe ata nga shoqëria civile.

/Shqip.com