Trajneri i Al-Nassr jep deklaratën e bujshme për Ronaldon
Publikuar:
(29.01.2023 12:09:34)

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr ishte lajmi më i bujshëm i afatit kalimtar të janarit.
Pas humbjes në Superkupën e Arabisë Saudite, trajneri Rudi Garcia u shpreh se portugezi nuk do ta mbyllë karrierën aty, por do të kthehet në Evropë.
“Cristiano Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën e tij si lojtar i Al-Nassr. Ai do të kthehet në Evropë dhe do të luajë ndeshjet e fundit të karrierës së tij atje”, tha Garcia.
/Shqip.com