Edita Tahiri: Reciprociteti i targave në përputhje me marrëveshjen e Brukselit

Ish-negociatorja e Kosovës për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se zhvillimet e sotme në pikat kufitare janë në përputhje me zbatimin e reciprocitetit, marrëveshje e arritur në Bruksel.
“Pika 3 e Marreveshjes dhe pika 16 e Marrëveshjes për zbatim percaktojne qarte reciprocitetin”, ka shkruar Tahiri.
Ajo ka ka thënë po ashtu se atë botë Kosova është pajtuar me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që zbatimi i reciprocitetit të shtyhet për një kohë, por jo pafundësisht.
“Besoj se Qeveria aktuale e Kosoves ka bere konsultat e nevojshme me partneret amerikan dhe evropian”, vazhdoi Edita Tahiri.
Të hënën Njësitet Speciale të Policisë u pozicionuan në disa pika kufitare Kosovë – Serbi, për ta zbatuar reciprocitetin e targave.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se “nuk do të hy askush në Kosovë pa targa RKS”.
Ndërsa, në Beograd është paralajmëruar mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare e thirrur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. /Shqip.com