Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur, thotë se është sulmuar seksualisht
Publikuar:
(20.09.2021 09:41:27)

Është gjetur vajza e mitur nga Prishtina e cila ishte raportuar e zhdukur më 17 shtator 2021, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ajo është paraqitur në stacion policor bashkë me familjarët dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të mitur.
Rasti është cilësuar si “Person i zhdukur i gjetur-sulm seksual”.
“Prishtinë, 17.09.2021 – 17:30. Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.09.2021 viktima femër kosovare (e mitur) e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur, është paraqitur në stacion policor së bashku me familjarët e saj dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./SHQIP.com