Llapi e fiton ndeshjen e fundit miqësore në Antalia
Publikuar:
(25.01.2023 17:09:07)
FC Llapi e ka fituar ndeshjen e fundit miqësore në Antalia të Turqisë, ku po kryen përgatitjet për stinorin pranveror të futbollit kosovar.
Llapi të mërkurën gjatë ditës mposhti skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit të Austrisë, Flyeralarm Admira, me rezultatin 3:0, shkruan Shqip.com.
Gerhard Progni në minutën e 23-të, Francisco Rivera në minutën e 33-të dhe Nderim Hasani në minutën e 87-të, shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.
Llapi në Turqi e zhvilloi edhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës ku u mposht nga FC Ballkani 3:0.
/Shqip.com