“Luizi mendon që Kiarën e ka grua”, reagon banori i BBVA
Publikuar:
(25.01.2023 11:28:34)
Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit, po komentohet mjaft shumë nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ndërsa, një debat ku ishte i përfshirë edhe Kristi, duket se nuk ka përfunduar ende.
Kristi tha se ata nuk merren vesh, pasi Luizi mendon që Kiarën e ka grua, ndërsa Kiara me mendje ka ngelur ende tek ‘date’ i parë, sipas tij.
Dea nga ana tjetër i tha Kristit se Kiara po e lejon vetë një gjë të tillë dhe fakti që e bën këtë, tregon se ka një arsye të fortë.
/Shqip.com