Olta-Luizit: Gjuha jote është gjuha e dhunës
Publikuar:
(24.01.2023 22:21:40)
Zbritja e çmimit të madh në 10 mijë euro, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka krijuar shumë debate.
Kjo pasi disa banorë ishin kundër kësaj.
Ndërkaq, opinionistja Zhaklinë Lekatari, tha se banorët u treguan shumë të dobët, veçanërisht Luizi.
Ajo i tha Luizit se “dashuria të bën të dobët, Kiara të bëri të dalësh jashtë”.
Ndërkaq, ashpër ka reaguar edhe Olta duke i thënë se gjuha e Luizit është e dhunës.
“Ti po vetëshaktërrohesh, nuk kam nevojë të merrem me ty, ti je vetëshkatërrues”, i tha Olta – Luzit.
/Shqip.com