Lajme

Kastrati: Disa ‘përjargen’ kur Kurti ofendon liderët e UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se disa persona ‘përjargën’ kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ofendon liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati i ka quajtur ‘struca’ ata që heshtin kur Kurti lavdëroi politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

“Disa përjargen kur Kurti i nënçmon e ofendon liderët e UÇK-së. Sot, të njëjtit si struca zgërdhihen kur Kurti e cilëson Oliver Ivanoviçin si një njeri që ‘punoi për një të ardhme të qëndrueshme të Kosovës”. A po i shkon ndërmend atyre që zgërdhihen e përjargen një pyetje : KU I KA ADRESAT ALBIN KURTI dhe në cilën anë të historisë është?!”, shkroi Kastrati.

Kujtojmë se dje janë bërë pesë vite që kur Oliver Ivanoviq ndërroi jetë. E në këtë gjashtëvjetor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përkujtuar atë.

Lexo edhe:

Kurti përkujton Oliver Ivanoviqin, autorët të dalin para drejtësisë

“Sot përkujtojmë jetën dhe kujtimet e Oliver Ivanoviq. Ai ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Pesë vjet më parë ai u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Gjashtë ditë më parë është mbajtur seanca e fundit në lidhje me Oliver Ivanoviq.

/Shqip.com