Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(17.01.2023 08:10:17)

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Në shumë pjesë të Kosovës , kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në zona të caktuara.
/Shqip.com