Florent Hadërgjonaj shënon gol në Superligën e Turqisë
Publikuar:
(15.01.2023 15:15:00)

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj vazhdon shkëlqimin në Superligën e Turqisqë.
Mbrojtësi kosovar ka shënuar gol për Kasimpashan në elitën e Turqisë, shkruan Shqip.com.
Ai shënoi nga penalltia në minutën e 30-të për epërsinë 1:0 ndaj Karagumruk.
Kjo sfidë i takon xhiros së 19-të të Superligës së Turqisë.
/Shqip.com