Lisa Marie Presley, vajza e Elvisit, vdes në moshën 54-vjeçare
Publikuar:
(13.01.2023 09:22:15)

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis, ka vdekur në moshën 54-vjeçare, ka thënë nëna e saj.
“Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley.
Lisa Marie, gjithashtu një këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital më herët të enjten. Mediat amerikane thonë se ajo pësoi arrest kardiak.
“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha Priscilla Presley në një deklaratë.
Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes.
Homazhet filluan të vërshojnë nga e gjithë Amerika menjëherë pasi u raportua vdekja e yllit, raporon BBC.
/Shqip.com