Lajme

Iu heqet shtetësia katër ligjvënësve ukrainas

Katër ligjvënësve ukrainas iu është revokuar shtetësia si të dyshuar për tradhti.

Tre prej këtyre katër ligjvënësve ukrainas janë pjesë e një partie të ndaluar pro-ruse të cilët janë jas dhe kjo u bë e ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Shtetësia iu hoq Andriy Derkach, Taras Kozak, Renat Kuzmin, dhe Viktor Medvedchuk.

Sipas presidentit ukrainas, kjo u bë “bazuar në materialet e përgatitura nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe nga Shërbimi Shtetëror i Sigurisë”, raporton REL.

“Nëse përfaqësuesit e zgjedhur të popullit zgjedhin të shërbejnë jo për popullin e Ukrainës, por për vrasësit që kanë ardhur në Ukrainë, veprimet tona do të jenë të përshtatshme”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 10 janarit.

Ai shtoi se këto nuk do të jenë vendimet e fundit të këtij lloji.

Derkach, Kozak, Kuzmin, dhe Medvedchuk ishin zgjedhur deputetë në Parlamentin ukrainas, nga partia Platforma Opozitare për Jetë. Kjo parti, aktualisht është e ndaluar në Ukrainë.

Derkach ka qenë deputet për më shumë se dy dekada, por hetuesit besojnë se ai ka pranuar më shumë se gjysmë milioni dollarë nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës së Rusisë.

Politikani Medvedchuk, kumbara i bijës të së cilit thuhet se është presidenti rus, Vladimir Putin, ishte arrestuar në prill dhe i ishte dorëzuar Rusisë në shtator gjatë një këmbimi të të burgosurve.

Ndërkaq, Kozak është larguar nga Ukraina më 2021.

Hetuesit kanë thënë se ligjvënësi i katërt, Kuzmin, “ka publikuar në media materiale propaganduese në dëm të Ukrainës”.

Asnjëri nga këta katër ligjvënës nuk i është përgjigjur publikisht këtij vendimi të Zelenskyt.

/Shqip.com