Martinez është shumë afër që të zyrtarizohet si trajner i ri i Kombëtares së madhe evropiane
Publikuar:
(08.01.2023 21:11:01)

Ish-përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, është shumë afër që të zyrtarizohet si përzgjedhës i ri i Portugalisë.
Spanjolli ka qenë në bisedime me Federatën e Futbollit të Portugalisë për ta zënë vendin e Fernando Santosit, i cili u largua pas eliminimit në çerekfinale të Botërorit në Katar.
Martinez po ashtu u largua nga Belgjika, pasi nuk e kaloi as fazën grupore në Kupën e Botës.
Belgjika, që zuri vendin e tretë në Botërorin 2018, shkoi në turneun e Katarit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
/Shqip.com