Votohet qeveria “Rama 3”
Publikuar:
(17.09.2021 08:25:54)

Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”.
Pas një seance që zgjati 20 orë, programi dhe përbërja e kësaj qeverie morën 77 vota pro, 53 kundër dhe një abstenim.
Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla.
Rama gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është një program që do të realizohet dhe se projektet e mëdha, pandemia dhe tërmeti janë pikat kryesore në program.
Kabineti i ri i Edi Ramës, do të përbëhet nga 15 ministra dhe zëvendëskryeministri. Prej tyre, 12 janë gra dhe vetëm katër burra.
Tashmë me votëbesimin nga Kuvendit, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit Ilir Meta./SHQIP.com