Lajme

Vdes mjeku gjatë orarit të punës në Spitalin e Pejës, nisin hetimet

Një mjek ka vdekur në vendin e tij të punës.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Shkodran Nikçi- zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Ai ka thënë se dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.

/Shqip.com