ATK-ja reagon pasi Gastronomët kërcënuan me largimin e arkave

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se çdo kompani që nuk lëshon kupon fiskal do të ndëshkohet.
“Vlera e gjobës mund të jetë nga 125 deri në 1 mijë euro, varësisht nga niveli i qarkullimit të biznesit për periudhën përkatëse”, ka deklaruar Murtezaj.
Ky reagim i tij vjen pasi Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar se “do të largojnë arkat fiskale nëse nuk ndihmohen”.
“Çdo veprimtari që ndalohet duhet të ndihma ekonomike ose subvencionim për paga, subvencionim të qerave në mënyrë që ne me i respektu këto masa”, tha Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomisë.
Për shkak të masave anti-COVID, është limituar orari i gastronomisë deri në ora 21:30.
Por, përpos kësaj edhe gjatë ditës lokalet mund të punojnë vetëm përmes hapësirës së jashtme. /Shqip.com