Sport Ndërkombëtar

Cafu: Gery Neville është i paguar të thotë gënjeshtra në TV

Cafu ka folur për Gery Neville

Legjenda braziliane, Cafu duket që nuk është i impresionuar me analizat në televizion nga ish-futbollisti i Manchester United, Garry Neville.

Neville që është tash e sa vite analist në Sky Sport së fundi ka diskutuar rreth qështjes se a është Messi apo Ronaldo më i mirë, gjë që duket që e ka irrituar Cafu-n, shkruan Shqip.com

Ish-mbrojtësi i Milanit ka thënë se Garry flet gënjeshtra në Televizon dhe nuk është personi i duhur që të analizojë se a është Messi apo Ronaldo më i mirë.

“Ai është i paguar të thotë gënjeshtra në TV, kjo është arsyeja që ai flet kaq shumë. Ai nuk ka fituar kurrë diçka të madhe një jetën e tij. Kush është ai të vlerësoj se cili është më i mirë Messi apo Ronaldo? Vlerësimin e tyre mund ta bëjnë vetëm lojtarë si Zidane, Ronaldinho, Platini, të cilët kanë qenë afër nivelit me Messin dhe Ronaldon nëse jo të barabartë me ta” ka thënë ndër të tjera braziliani.

Ai po ashtu ka shtuar se anglezët flasin shumë, por nuk fitojnë asgjë.

Në anën tjetër, Neville ende nuk ka thënë publikisht diçka rreth kësaj qështje./Shqip.com