Sport Ndërkombëtar

Bukuroshja holandeze, e cila e fitoi medaljen e artë në patinazh, po shkëlqen edhe në rrjetet sociale

Jutta Leerdam gjatë këtij muaji  e fitoi Kupën e Botës në patinazh në kampionatin që u organizua në Heerenveen të Holandës, shkruan Shqip.com.

Leerdam e fitoi medaljen e artë në garën e 1 mijë metrave.

Bukuroshja nga Holanda, ka fitua ndjekës edhe në rrjetet sociale, derisa mediat angleze shkruajnë se ajo i ka mbi 3 milionë ndjekës edhe për shkak të fotografive të saj të “nxehta”.

23-vjeçarja në shkurt të vitin 2020 në Utah arriti që ta thyejë edhe rekordin e Holandës në patinazh.

/Shqip.com