Viola von Cramon përsërit kërkesën për largimin e barrikadave në veri

Raportuesja për Kosovën në Parlamantin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se e mirëpret vendimin për lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Ajo përmes një reagimi në Twitter, ka shkruar se tani duhet të bëhet largimi i barrikadave të vendosura në veri.
“E mirëpres vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic i Kosovës, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri dhe de-përshkallëzimin e plotë. Mbështetje e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in në në mbikëqyrjen e tyre”, ka shkruar Von Cramon.

Kujtojmë se, Dejan Pantiq u arrestua nga autoritet e Kosovë në fillim të dhjetorit. Ai dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Pas arrestimit të tij, në shenjë pakënaqësie grupe të serbëve vendosën barrikada në disa pjesë në veri.
/Shqip.com