Sport Ndërkombëtar

Ajax ndërpret kontratën e Blindit, pasi mbrojtësi kërkon klub të ri

Reprezentuesi holandez Daley Blind është larguar nga Ajax dhe tani është lojtar i lirë.

Nga kubi më i madh holandez kanë njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“Gjatë ditëve të fundit, ne arritëm një marrëveshje me Daley për të ndërprerë kontratën e tij. Unë shpresoj se ai mund të gjejë një klub tjetër për t’i dhënë fund karrierës së tij të suksesshme”, ka thënë shefi ekzekutiv i Ajax, Edwin Van der Sar.

Blind largohet nga Ajax pasi ka bërë mbi 300 paraqitje dhe ka fituar shtatë herë Eredivisien.

/Shqip.com