FC Prishtina huazon futbollistë te Feronikeli 74 dhe Fushë Kosova

FC Prishtina ka nisur që të organizohet për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra më e madhe kosovare po e bën gati skuadrën për vitin e ri.
Shqip.com mëson së fundmi se FC Prishtina do t’i huazojë dy futbollistë në mënyrë që të kenë sa më shumë minuta.
Mesfushori Endrit Baholli i ardhur në verë nga 2 Korriku, do të huazohet te Feronikeli 74, skuadër e cila garon në Ligën e Partë dhe që drejtohet nga Granit Begolli.

Baholli nuk është lojtari i vetëm që do të huazohet nga Prishtina.
Edhe mbrojtësi Ardi Ajdini do të huazohet te Fushë Kosova, ekip që gjithashtu garon në Ligën e Parë.
Ajdini sikurse Baholli erdhi te Prishtina në afatin kalimtar të verës nga 2 Korriku.

Bahollibe Ajdini do të luajnë për këto ekipe deri në qershor të vitit 2023.
Ndryshe, së fundmi Prishtina e ka transferuar futbollistin e talentuar Amar Demolli, i cili është 16-vjeçar dhe ka ardhur nga Shkolla e Futbollit “Kurda”.
/Shqip.com