Sport Ndërkombëtar

Ngushtohet lista, këta janë dy trajnerët favoritë për tu emëruar përzgjedhës të Brazilit

Kombëtarja e Brazilit është në kërkim të një përzgjedhësi të ri.

Brazili ka mbetur pa trajner pas largimit të Tites pas eliminimit nga Kampionati Botëror që u organizua në Katar.

Ish-trajneri Tite dha dorëheqje.

Brazilianët u eliminuan në çerekfinale të Kampionatit Botëror nga Kroacia, pas ekzekutimit të penalltive.

Ndërsa, tani po përmenden dy emra për pankinën ne latino-amerikanëve.

Gazeta italiane “Tuttosport” zbulon se trajnerët argjentinas Mauricio Pochettino dhe Marcelo Bielsa janë ndër emrat që po shqyrtohen nga Brazili për t’u bërë trajneri i ri i tyre.

/Shqip.com