COVID-19 në Shqipëri, 18 të infektuar
Publikuar:
(24.12.2022 18:11:30)

18 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale njofton se janë kryer 379 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Ata janë nga bashkitë: 11 në Tiranë, dy në Vlorë, nga një qytetarë në Fier, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.
Janë 215 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,859 që nga fillimi i epidemisë.
/Shqip.com