Zjarri në një shtëpi pleqsh në qytetin siberian në Rusi
Publikuar:
(24.12.2022 08:19:03)

Ka shkuar në 20 numri i personave që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu dje në një shtëpi pleqsh në qytetin siberian të Kemerovës në Rusi, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Gjashtë të plagosur janë dërguar në spital, dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Flakët kanë shkatërruar plotësisht katin e dytë të pallatit që dyshohet se funksiononte në mënyrë të paligjshme dhe ku strehoheshin dhjetëra të moshuar.
/Shqip.com