Lajme

Tre persona u raportuan të zhdukur dje në Kosovë

Policia e Kosovës/Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se tre persona janë raportuar të zhdukur nga familjarët e tyre gjatë ditës së martë.

Njëri rast ka ndodhur në lagjen 28 në Fushë Kosovë, ku një person ka raportuar se i është zhdukur vajza.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Dobrushë e Istogut, ku një person ka raportuar se i është zhdukur axha. Rasti vazhdohet të hetohet.

Ndërsa, një person tjetër është raportuar i zhdukur në rrugën “Mark Lleshi” në Gjakovë, ku një person ka raportuar zhdukjen e vajzës./SHQIP.com