Selmanaj: Apo na besoni tash që qeverinë “Kurti 1” e prishëm për shkak të qasjes së VV-së ndaj SHBA-ve
“Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të”.
Kështu ka reaguar deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, pasi ambsadori amerikan, Philip Kosnett, deklaroi të marten se “mospajtimet e SHBA-ve me Qeverinë Kurti 1, kanë pasur ndikim në prishjen e koaliconit LDK-VV”.
“Neve nuk na besonit, po ambasadorit Kosnett”, ka pyetur Selmanaj në Facebook.
Në marsin e vitit 2020, LDK atëherë partner i Albin Kurtit në Qeveri, iniçoi nocion mosbesimi në Kuvend kundër Qeverisë.
Qeveria Kurti u rrëzua, dhe pa shkuar në zgjedhje u formua Qeveria Hoti, në koalicion me AAK-në dhe NISMA-n.
Por, në dhjetor Qeveria Hoti ra, pasi Gjykata Kushtetuese, vendosi ta shpallte të pavlefshme votën e deputetit Ekrem Arifi, i cili ishte i dënuar me burg. /Shqip.com