Lajme

Kosnett thotë se mospajtimet e SHBA-ve me Qeverisë “Kurti 1” kishin rol në prishjen e koalicionit VV-LDK

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se vitin e kaluar nuk është pajtuar me disa nga politikat e Qeverisë “Kurti 1”, dhe kjo ka pasur rol që të prishet koalicion i partisë së Albin Kurtit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përfaqësuesi i SHBA-ve në Kosovë, këto komente i dha gjatë një interviste në Kallxo.com.

“Qartazi, fakti që administrata e ShBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen”.

Marsin e vitit të kaluar pas një mospajtimi VV-LDK, Qeveria përfundoi e shkarkuar me mocion mosbesimi, iniciuar pikërisht nga partneri i koalicionit të VV-së; LDK-ja.

Lexo edhe:
Meta dekreton kabinetin qeveritar “Rama 3”

“Atëkohë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori ka folur edhe për trupat amerikane në Kosovë, duke thënë se dallon shumë nga rasti në Afganistan.

“Kosova dallon shumë nga Afganistani, por mendoj se këtu nxirren disa mësime të rëndësishme. Së pari, njerëzit do të shkruajnë libra, me siguri me shekuj, rreth asaj se çka ndodhi në Afganistan, pse ra Qeveria në Afganistan? Por mendoj se janë dy mësime të rëndësishme për Kosovën. E para, korrupsioni”, ka thënë ai në Kallxo.com

Trupat amerikane u larguar nga Afganistani përfundimisht më 31 gusht.

Prej asaj kohe, janë rritur dilemat nëse SHBA-të një veprim të tillë do ta ndërmarrin edhe në Kosovë. /Shqip.com