Kthehet me kapacitet të plotë puna në Objektin C të Pallatit të Drejtësisë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që puna në Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë të kthehet me kapacitete të plota.
“KPK gjatë këtij takim ka marrë vendim për shfuqizimin e Vendimit të datës 21 tetor 2022, për reduktimin esencial të aktiviteteve të punës në Objektin C të Pallatit të Drejtësisë, aty ku janë të vendosura Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe nga nesër e mërkurë, 21 dhjetor 2022, puna në këto dy prokurori do të fillojë me kapacitete të plota”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Tutje, KPK-ja ka njoftuar se miratoi raportin e vlerësimit të përformancës së shtatë prokurorëve.
“Në fund të takimit, Këshilli miratoi pjesërisht raportin për vlerësimin e performancës së shtatë prokurorëve me mandat të përhershëm, duke miratuar kështu edhe një kundërshtim të paraqitur kundër këtij raporti”.
Kujtojmë se në objektin e Pallatit të Drejtësisë ishte pezulluar një pjesë e punës për shkak të kushteve të objektit.
/Shqip.com