Lajme Botë

Anijet me naftë ruse janë bllokuar pranë Stambollit

Çmimi tavan për blerjen e naftës ruse ka shkaktuar pa dashje një bllokim të anijeve që transportojnë karburant në ujërat pranë Stambollit, ndërsa Ankaraja vendos rregulla të reja pavarësisht trysnisë perëndimore. Që nga hyrja në fuqi e çmimit tavan për naftën ruse, Ankaraka ka kërkuar që të gjitha anijet cisterna, që përdorin ngushticën e Bosfori të jenë të pajisura me siguracione, raporton VOA.

Dhjetëra nga anijet më të mëdha në botë të transportit të naftës janë bllokuar në ujërat pranë Stambollit, pre e mospajtimeve në rritje mes Turqisë dhe aleatëve perëndimorë.

Që nga hyrja në fuqi e çmimit tavan për blerjen e naftës ruse, Ankaraka ka kërkuar që të gjitha anijet që përdorin ngushticën e Bosfori pranë Stambollit të kenë siguracione. Ekspertët thonë se kjo është domosdoshme duke patur parasysh rreziqet që mund t’i vijnë qytetit më të madh të Turqisë.

/Shqip.com