Rozë

Xhensila Myrtezaj reagon pasi iu vodh nga këngëtarja serbe

Këngëtarët shqiptare përveç se janë duke kaluar kufirit shqipfolës- duke u lexuar gjithandej, ata janë edhe duke u kopjuar.

Së fundi këngë “Ale ale”, nga Xhensila Murtezaj është marrë nga këngëtarja boshnjake-serbe, Maja “Maya” Berović.

Lexo edhe:
Këngëtarja serbe vjedh këngën e Xhensiles?

Në lidhje me këtë ka bërë një reagim vet Myrtezaj, ku thekson se kënga nuk është shitur nga ana e saj dhe se nuk ka qenë në dijeni për këtë fakt.

“Dua të njoftoj publikun tim qe unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, perveç shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijëni të këtij Fakti”, shkroi ajo.

Tutje këngëtarja shtoi se për të Serbia është në fund të listes.

“Ps: Nëse do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listes për t’i shitur një këngë, ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë”-ka shkuar ajo.

/Shqip.com