Arrestohet një person, dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Peran të Podujevës.
I arrestuari dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në fshatin Peran të Podujevës.Nga zjarri fillimisht dyshohet se është përfshirë një dyqan (mobileri), në katin e sipërm të një pompe derivatesh dhe më pas zjarri ka filluar të marr përmasa më të gjera të shpërndarjes, duke përfshirë edhe pompën e derivateve. Pas hetimit preliminar, në koordinim me prokurorin e shtetit, është arrestuar një person”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu raportohet në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, policia, të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit si dhe evakuimin e personave të atë zonë.
I dyshuar, është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është inicuar rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
/Shqip.com