Lajme

S’ka ahengje familjare, Policia reagon dhe gjobitë organizatorët

Ilustrim

Në Klinë, të hënën – Policia  e ka ndërprerë një aheng familjar si dhe ka shqiptuar gjobë për organizatorët.

Kjo pasi këto organizime janë në kundërshtim me rregullat kundër COVID-1

Policia kishte marrë informacion për këtë organizim, madje ishin publikuar edhe video-inçizime.

Lexo edhe:
Merkel në Beograd: Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet

“Me qëllim të zbatimit të masave parandaluese, apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, thuhet në njoftim.

Policia deklaroi se po ndërmerr dhe do të vazhdojë të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19.

“Respektimi i masave dhe kufizimeve në pajtim me vendimet e fundit të nxjerra nga qeveria e vendit mbetet prioritet për parandalimin e virusit dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim. /Shqip.com