Zgjedhjet në veri, presidentja Osmani takon sot përfaqësuesit e partive politike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pritet që të mbajë takim me përfaqësuesit e partive politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media takimi do të mbahet në orën 14:30.
Burime të SHQIP.com bëjnë të ditur se të gjitha partitë politike do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre që do të mbahet në sallën C301 në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor 2022.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e së shtunës të KQZ-së, vetëm një ditë pasi ky institucion mbajti mbledhje me dyer të mbyllura.
Sipas anëtarëve të KQZ-së janë institucionet e sigurisë që u takon të flasin për sigurinë.
Pas incidenteve që u regjistruan në veri të vendit pati thirrje për shtyrje të zgjedhjeve për kryetarë komunash në Veri të caktuara më 18 dhjetor.
/Shqip.com