Prokuroria Speciale nis hetimet lidhur me zhdukjen e mostrave të Deharit
Prokuroria Speciale ka nisur hetimet lidhur me zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
“Prokuroria Speciale ka nisur hetimet lidhur me rastin si dhe do t’i marrim të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me zbardhjen e rastit”, tha Isufaj.
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është njoftuar që mostrat e Astrit Deharit në Laboratorin e Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, janë zhdukur.
Haxhiu e ka quajtur akt kriminal.
Lexo edhe:
Rasti i Astrit Deharit, Haxhiu thotë se kamerat u prekën me urdhër të ish-ministres Dhurata Hoxha
Tutje, ajo tha se në atë hapësirë të IML-së ku janë ndodhur mostrat kanë qasje vetëm 3 persona.
/Shqip.com